Zyrtare/ Marco Baroni trajneri i ri i Lacios

Mungonte vetëm zyrtarizimi i Lacios: Marco Baroni është trajneri i ri i skuadrës kryeqytetase, duke nisur nga 1 korriku. Informacionin, për më tepër, e kishte dhënë tashmë presidenti i klubit, Claudio Lotito, por ende nuk dihet kohëzgjatja e kontratës.
“Gjithçka është zgjidhur me Hellas Verona. Ne e donim Baronin sepse ai është një trajner i mirë dhe mendojmë se ka profilin e duhur”, tha kreu i klubit italian në një intervistë për “Il Messaggero”.
Marco Baroni merr drejtimin e Lazios pas përvojës te Hellas Verona, klub që drejtoi gjatë sezonit të kaluar. Në krye të Veronës, Baroni arriti të sigurojë vendin e 13-të në Serinë A.
Një zyrtarizim që hedh poshtë edhe zërat për Sérgio Conceiçãon, i cili ishte pranë komandës teknike të klubit ku shkëlqeu si lojtar.
-
Euro 2024/ Belgjika, shkon në tre numri i lojtarëve të dëmtuar
11 Qershor, 18:31 -
“Euro 2024″/ Si mund ta kalojë Shqipëria grupin përmes vendit të tretë?
11 Qershor, 18:19
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

