
Zyrtare/ Mesfushori shqiptar ndërpret bashkëpunimin me Sampdorian

Pajtim Kasami është lojtar i lirë nga dje. Mesfushori 32-vjeçar ndërpreu kontratën pikërisht në ditën e fundit të merkatos së Serisë B.
Kasami u afrua te Sampdoria në shtatorin e vitit 2023, ndërsa tashmë do i duhet të shohë për ekip tjetër. Kujtojmë se mesfushori shqiptar u tentua nga Kombëtarja për disa kohë, pasi nuk thërritej nga Zvicra.
Atje numëronte 12 paraqitje deri në vitin 2016. Kasami ka një karrierë pasur në Zvicër, Angli, Itali dhe Greqi.
“Në këtë moment do të doja vetëm të falenderoja. Fillimisht falënderoj fansat, veshja e kësaj fanelle para jush ishte një emocion që nuk do ta harroj kurrë. Ne u gëzuam dhe hidhëruam, por gjithmonë e bënim bashkë. Kam shijuar çdo minutë të kësaj eksperience dhe do ju kem gjithmonë në zemër.
Unë do të jem gjithmonë një nga ju, kam vuajtur shumë në këto muaj në heshtje dhe mbrëmë erdhi vendimi” – tha Kasami pas largimit.

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128