Tortë, jo me çokollatë por çikore & sardele
Çikorja (Cichorium endivia) është bimë tipike e rajonit të Mesdheut. Ajo është e pasur me kripëra minerale, selenium veçanërisht, një antioksidantë që mbron qelizat e trupit të njeriut nga procesi i moshimit. Po kështu çikorja është e pasur me fibra dhe vitamina. Vitamina A gjendet në një sasi të konsiderueshme. Po kështu potasi & sodiumi kanë një raport optimal tek kjo bimë.
Tortë e mbushur me çikore & sardele
Koha e përgatitjes: 30 minuta
Koha e gatimit: 15 minuta
Vështirësia mesatare
Për 4 persona
Përbërësit:
800 gr çikore, 500 gr sardele, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 100 gr galetë, kripë & piper sipas dëshirës.
Përgatitja
Pak histori…
Çikorja në lashtësi përdorej vetëm si bimë mjekësore për shkak të shijes së athët. Vetitë e saja ishin tonizuese, pastruese dhe diuretike. Në ditët e sotme çikorja që kultivohet në sera gjatë procesit të zbardhjes ka eliminuar shijen e hidhur. Çikorja kultivohet në dy varietete: çikorja me gjethe të përdredhura dhe ajo me gjethe të gjera.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
