Arsyeja pse Apple vendos gjithmonë orën 9:41 kur prezanton iPhone

Nëse keni qenë një fans i Apple që nga fillimi i iPhone në 2007, mund të keni vënë re një detaj që ka vazhduar gjatë gjithë evolucionit të tij.
Sa është ora? Është 9:41, gjithmonë. Ndonëse mund të duket si një kohë e rastësishme, rezulton se ky detaj i vogël daton që nga debutimi i iPhone dhe ka mbetur i pandryshuar që atëherë.
Nga modeli origjinal e deri te iPhone 16 , koha e çuditshme specifike është shfaqur në prezantime, tabela dhe postera përgjatë vijës kohore të Apple.
Historia thotë se përpara debutimit të iPhone 2007, ekipi kaloi një test të prezantimit, i cili deri në zbulimin e Iphone mori rreth 40 minuta. Duke i dhënë vetes pak liri veprimi, ekipi vendosi prezantimin kryesor të lexonte 9:42 për të përafruar kohën kur audienca do të shihte iPhone-in e parë ndonjëherë.
Trendi i 9:42 të mëngjesit u përhap në të gjithë marketingun e Apple për rreth tre vjet derisa iPad bëri debutimin e tij. Rezulton se shënimi i 40 minutave ishte mjaft i saktë, kështu që kur u publikua iPad, ekipi ndryshoi prezantimin për të lexuar 9:41 të mëngjesit. Me saktësinë e arritur, 9:41 u bë koha zyrtare e shfaqjes në marketingun e Apple dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
