Ujësjellësi paralajmëron lavazhot: Deri në 31 Tetor keni afat të shkëpusni lidhjet e ujit

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka nisur aksionin kombëtar për kontrollin e përdorimit të ujit të pijshëm nga lavazhet në të gjithë vendin. Kodi i Furnizimit me ujë e ndalon përdorimin e ujit të pijshëm për këtë aktivitet.
Çdo lavazh që përdor ujin e rrjetit publik ka afat deri më 31 tetor për ta ndërprerë këtë praktikë dhe të gjithë subjektet që përdornin ujin e pijshëm për lavazh, duhet të sigurojnë një burim alternativ të ligjshëm.
Pas kësaj date do të intensifikohen kontrollet dhe do të zbatohen masat administrative të parashikuara nga ligji, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve paralajmëron se ndërhyrja e paligjshme në rrjet është vepër penale.
Aksioni kombëtar është shtrirë në të gjitha bashkitë, pasi lavazhet janë ndër aktivitetet me impaktin më të madh negativ në rrjetin e ujësjellësit dhe për këtë arsye rekomandohet që ky lloj biznesi të gjejë metoda të tjera alternative të ligjshme për furnizimin me ujë.
Ndaj, data 31 tetor është afati i fundit që të gjitha këto biznese të marrin masa vullnetare për shkëputje nga rrjeti publik, sepse në të kundërt do të përballen me masa administrative.
Fludian Çuka, drejtor i Agjencia Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, ka theksuar se për lidhjet e paligjshme nuk do të ketë tolerim.
“Pas kësaj date, kush është në rregull me ligjin do vazhdojë të punojë, kush nuk është në rregull do ketë pasoja. Ne pas datës 31 tetor do dalim në terren dhe do marrim masat e nevojshme administrative për të eliminuar këtë fenomen dhe për të ndërgjegjësuar këtë tipologji biznesi përsa i përket ketë lidhje të paligjshme”, është shprehur ai.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
