Vetingu, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ervin Beqiri
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e Korçës, Ervin Beqiri.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit Ervin Beqiri, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Prokurori pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, Ervin Beqiri iu nënshtrua Vetingut më 1 mars 2022 për tre kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.
Trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin e prokurorit Ervin Beqiri nga detyra pasi nuk plotësoi kriterin e ligjshmërisë së pasurisë.
Ervin Beqiri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Lezhës. Prej vitit 2015, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Korçës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
