Xhaçka: Kemi folur me shqiptarët në Ukrainë, iu bëj thirrje të largohen
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka folur lidhur me shqiptarët të cilët ndodhen në Ukrainë, të cilëve iu rrezikohet jeta. Ajo tregoi se ditën e sotme 5 shtetas shqiptarë kanë kontaktuar autoritetet shqiptare për të marrë udhëzime dhe ndihmë për t’u larguar nga Ukraina, pasi rrugët ajrore për të cilat kishin prerë biletat nuk janë më funksionale.
““Është e rëndë që në vitin 2022 të zhvillohet një luftë e tillë, pa asnjë arsye. Pavarësisht investimeve që ka bërë ushtria ukrainase është përballë një ushtrie të fuqishme, ndër më të fuqishmet në botë. Nuk ka pasur një sulm të Ukrainës ndaj Rusisë, as ndaj republikave popullore të Doneskut. Kjo është fushatë ruse me sajesa e lajme të rreme që donin të justifikonin këtë akt. Eshtë më tepër se një sulm rus. Janë pak shqiptarë atje me familje të krijuar prej vitesh. MEPJ i bëri thirrje të largohen nga Ukraina, vumë në dispozicion numra kontakti për ta”, tha ajo.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
