Abdixhiku: Keqardhje, por 6 deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar për media, pas takimit që ka pasur me Grupin Parlamentar të kësaj partie, lidhur me emrin e Bekim Sejdiut për president të vendit.
Pas kësaj mbledhjeje, Abdixhiku ka thënë se gjashtë deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë kandidatin e propozuar për president në marrëveshjen e arritur me Lëvizjen Vetëvendosje.
‘Me keqardhje të madhe për popullin, gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë propozimin e Bekim Sejdiut për president. Ata janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri’, ka thënë Abdixhiku.
Këtë qëndrim të tyre, Abdixhiku e ka cilësuar si lajm të keq për Kosovën.
‘Në këtë fazë e konsideroj se i bëjnë dëm të pariparueshëm procesit dhe pa nevojë e dërgojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme’, ka thënë ai.
Po ndodh...
ide
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128