Acari në Dibër, temperatura deri në -16°C/ Fshatrat pa ujë dhe energji elektrike

23 Janar 2022, 09:26 / POLITIKË ALFA PRESS
Acari në Dibër, temperatura deri në -16°C/ Fshatrat pa

Gjatë natës termometri në qytetin e Peshkopisë ka shënuar vlerën më të ulët -16 gradë. Ngricat dhe akulli në rrugë kanë vështirësuar qarkullimin. Zonat e thella të Lurës, Selishtës, Reçit, Luznisë, Sllovës, dhe Kalasë së Dodës janë të izoluara, dhe prej 72 orësh një pjesë e tyre janë edhe pa energji elektrike.

Për shkak të motit të keq janë pa energji elektrike 3 Njësi Administrative në Bulqizë, Krasta, Ostreni, Trebishti dhe fshati i Tërnovës.

Ndërkohë një pjesë e Peshkopisë është pa ujë të pijshëm, për shkak se tubacionet kanë ngrirë.

Lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë pasi ka prezencë akulli në rrugë. Policia apelon për përdorimin  e gomave të dimrit dhe zinxhirëve. Drejtuesit e mjeteve duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme, dhe të reduktojnë shpejtësinë.

Aksi Peshkopi – Tiranë kalohet pa probleme, por duhet të tregohet kujdes në baypasin e Murrizit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.

Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalohet me zinxhirë,

Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi me zinxhirë nga Ura e Veleshicës drejt Vasies,

Aksi Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi pjesërisht me zinxhirë

Po ndodh...

ide