Ahmetaj: Rama mori peshq të kuq nga Japonia për kopshtin e Edenit
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në Çim Peka Live, hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Ahmetaj kritikoi ashpër Kopshtin e Edenit. Ai shprehet se Rama ka marrë peshq të kuq japonezë në Kopshtin e tij.
Ahmetaj theksoi se Rama i do peshqit e kuq japonez, që të relaksohet, kur sakatohet Shqipëria.
“Kreu i organizatës ka marrë dhe peshq të kuq nga Japonia. I ka marrë aty tek Kopshti i Edenit.
I ka marrë, sepse do që të relaksohet kur sakatohet Shqipëria. Kam hall se do ekzekutojnë peshkun e kuq japonez nesër.
Gjithë kantina e verërave si u zhduk? Nuk dinte gjë SPAK, nuk dinte gjë policia? Tani do zhdukin dhe peshkun e kuq? Si zhdukeshkan 3 mln euro e kusur euro verë? Segmente të SPAK janë nën kontroll.”– tha Ahmetaj.
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
