
Vrasje dhe atentate të dështuara/ Zbardhja bisedave në SkyECC mes bosëve të krimit, GJKKO ndalon publikimin e përgjimeve në media

Gjykata e Posaҫme ka ndaluar publikimin në media të përgjimeve të bisedave mes bosëve të krimit në aplikacionin SkyECC.
Në një njoftim, GJKKO shprehet se është i ndaluar publikimi i përmbajtjes së Prokurorisë deri në përfundim të hetimeve.
“Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur: ndalimin e publikimit të kërkesës së prokurorisë apo përmbajatjes së saj deri në përfundim të hetimeve, si dhe ndalimin tërësisht të publikimit të këtij vendimi deri në përfundim të hetimeve paraprake”, informon GJKKO.
Njoftimi i GJKKO-së:
1. Gjykata e Posaҫme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në kuadër të procedimit penal Nr. 59 të vitit 2022, pasi shqyrtoi kërkesës e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin në mungesë të masave të sigurisë, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi ka disponuar lidhur me masat e sigurimit, ndër të tjera bazuar në nenin 103 të K.Pr. Penale ka vendosur: ndalimin e publikimit të kërkesës së prokurorisë apo përmbajatjes së saj deri në përfundim të hetimeve, si dhe ndalimin tërësisht të publikimit të këtij vendimi deri në përfundim të hetimeve paraprake.
2. Duke qenë se mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë gazetarëve që nuk mund të jepet një informacion më i detajuar nga ana e gjykatës lidhur me këtë çështje.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128