Pasojat e gripit të shpendëve, zgjerimi i vatrave të infektimit mund të rrisë sërish çmimin e vezëve

Në USA i njëjti gripi ka sjell rritje të çmimit të vezëve, ku një kokërr vezë të tetor kushton 18 cent ndërsa sot afërsisht 1$, që në shifra përkthehet 500% më tepër.
“Sigurisht që do të ketë element të rritjes së çmimit të vezëve, por duke pasur parasysh se sa do të jetë numri i stabilimenteve që do të preken.”, shprehet për TCH Fatmir Guri, ekspert ekonomie bujqësor.
Gripi i shpendëve H5N1 është tepër agresiv, viti 2022 tregoi se kjo sëmundje mund të shfarosë shpendët e pularive brenda pak ditëve. Në këtë rast stabilimentet duhet të respektojnë masat e bio sigurisë, në të kundërt ekonomia e këtyre bizneseve rrezikohet seriozisht nga influence aviare, ku për të rimëkëmbur edhe njëherë koloninë e shpendëve kërkohen 6 muaj .
“Gripi i shpendëve që i prek në masë shpendët, nëse bien ë një stabiliment duhet që e gjithë popullsia të asgjësohet. Kjo do të sjell një ofertë të menjëhershme për mish dhe shpendë nga eksporti.”, shton më tej ai.
Ky shtim i gripit të shpendëve H5N1 prek edhe njerëzit, për të shmangur ndonjë infeksion të mundshme, këshillohet që mishi dhe veza të përgatiten në temperaturat mbi 70 gradë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


