22 vite nga tragjedia e 9 Janarit, familjarët e fëmijëve që humbën jetën kërkojnë drejtësi nga SPAK

9 Janar 2026, 13:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

22 vite nga tragjedia e 9 Janarit, familjarët e fëmijëve që

Në 22-vjetorin e tragjedisë së 9 Janarit, familjarët e fëmijëve që humbën jetën në këtë ngjarje të rëndë u mblodhën për të përkujtuar dhe për të kërkuar drejtësi që, sipas tyre, ende mungon, për jetët e humbura.

Ata shprehen se, edhe pas më shumë se dy dekadash, asnjë nga personat përgjegjës nuk është vënë para drejtësisë. Familjarët akuzojnë shtetin se ka mbrojtur fajtorët, duke penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve.

Shpresa e tyre u përqendrua te Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), por deri më tani kjo çështje nuk është marrë në shqyrtim nga ky institucion.

Në këtë përvjetor, familjarët përsëritën apelin publik drejtuar SPAK-ut që të marrë në hetim dosjen e Tragjedisë së 9 Janarit, me qëllim zbardhjen e plotë të saj dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që, sipas tyre, janë fajtorë për humbjen e jetëve të pafajshme.

Më 9 janar 2004, 28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon. Kryesisht ishin të rinj të qarkut Shkodër, të moshave nga 15 deri në 33 vjeç.

Të gjitha paguan skafistët me shpresën se bregu tjetër do t’u rregullonte jetën, por shumica e tyre nuk e dinin se po paguanin vdekjen. 18 burra e 3  gra u gjenden të pajetë mëngjesin 10 Janarit nga një helikopter i NATO-s së ushtrisë italiane. 8 rezultojnë të zhdukur edhe pas 22 vjetësh. Njëmbëdhjetë të tjerët mundën të shpëtonin, mes tyre edhe skafistët.



Po ndodh...