3000 banorë në Pogradec pa rrugë, asnjë investim në 50 vite...

27 Mars 2023, 18:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

3000 banorë në Pogradec pa rrugë, asnjë investim në 50

Rreth 3000 banorë të fshatrave Çërravë dhe Qershizë në Pogradec prej vitesh ankohen për amortizimin e rrugës kryesore. Kjo vjen për shkak të qarkullimit të kamionave të tonazhit të rëndë, të cilët marrin inerte në kodrat përreth.

“Unë po bëj 52 vjeç që kam ardhur këtu, këtë rrugë siç e kam gjetur ashtu do e lë se do vdes. Hyn kush hyn, del kush del, këtu nuk ka rregull…”, tha një grua.

Sekonda 42 “kamionat e kanë prishur rrugën, ne duam zgjidhje që asnjë kamion të mos lëvizë”

“Këtu kalojnë kamiona të rëndë. Pasuria e malit për Çerravë do ishte lule. Këta i marrin këtu e bëjnë autostrada gjëra e ne rrugën na i prishin”, tha një zotëri.

Kryeplaku i fshatit Çërravë tregon se ka komunikuar me administratorin e kompanisë që përdor pasuritë minerare dhe kryetarin e bashkisë Pogradec, të cilët kanë premtuar zgjidhje, por ende asgjë nuk është bërë

“Kam kontaktuar me kryetarin e bashkisë në prezencën e administratorit dhe na është premtuar se duke qenë se rruga ka vite e amortizuar do shtrohet. Puna e kamionave pretendohet që do të gjendet një zgjidhje. Kështu na është premtuar”,- tha Dritan Beqirllari, kryeplaku i fshatit Çerravë

Nga komunikimi që Euronews Albania pati me zyrtarë të bashkisë Pogradec ata treguan se rehabilitimi i rrugës kryesore është parashikuar në buxhetin e këtij viti, ndërkohë që problemi i kamionave të tonazhit të rëndë pritet të zgjidhet duke u vendosur një orar të caktuar, të dakordësuar edhe me banorët e këtyre fshatrave.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128