6 plumba në drejtim të banesës në Lundër, ja kush është pronari, dyshimet e para...

26 Mars 2023, 11:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

6 plumba në drejtim të banesës në Lundër, ja kush

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur gjatë natës në Lundër, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri në drejtim të një banese. Sipas abc news, gjashtë plumba janë qëlluar në drejtim të banesës së Dorian Ballës, i cili mësohet se punon si zyrtar i OSHEE-së shkak është bërë një konflikt i hershëm për pronat.

Mësohet se ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e tij. Plumbat kanë prekur katin e tretë të banesës, pjesën e papafingos ku nuk kishte njeri pasi familja banon në katin e parë dhe të dytë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Po ndodh...

ide