‘Nuk paraqitej në punë’/ Skënder Hita përjashton nga radhët e Policisë, Ulian Shpatarakun

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vendosur përjashtimin nga radhët e policisë të punonjësit Uljan Shpataraku.
Sipas raportimeve, masa e përjashtimit është marrë me motivacionin e mosparaqitjes së rregullt në detyrë, një shkelje që është vlerësuar si e përsëritur në kohë.
Shpataraku, i cili mbante funksionin e Asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit, ishte pezulluar më herët, në muajin mars të këtij viti, nga Sokol Bizhga, në atë kohë Drejtor i Përkohshëm i Policisë së Shtetit. Edhe ky vendim ishte marrë me të njëjtin motivacion.
Po kush është Ulian Shpataraku?
Ulian Shpataraku njihet ndryshe edhe si mik i Ilir Prodës. Ai ka punuar si zëvendës i Prodës në Elbasan dhe të dy njihen për miqësi të ngushtë mes tyre.
Shpataraku, në vitin 2023, kur mbante pozicionin e Shefit të Anti-Drogës në Policinë e Elbasanit, u pezullua nga detyra, në vijim të një hetimi për shpërdorim detyre. Ai u mor nën hetim nga Prokuroria, pasi kishte liruar në mënyrë të dyshimtë një person, i cili ishte në kërkim për “shfrytëzim lokalesh për përdorim droge”.
Ngjarja ka ndodhur në shtator të tre viteve më parë. Hetimet e prokurorisë zbuluan se Shpataraku kishte thirrur në zyrë personin në kërkim policor, Endrit Filja, i kishte marrë deklarimin në emër të një vartëseje të tij, nuk kishte njoftuar as eprorët dhe as prokurorinë, por e kishte lejuar të largohej.
Masa e pezullimit nga detyra të oficerit Ulian Shparaku u konfirmua, deri në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që personi nën hetim, Endri Filja, iu shmang hetimit, megjithëse prokuroria lëshoi më pas një urdhër-arresti ndaj tij.
Por, megjithëse faktet e Prokurorisë ishin kokëfortë, Ulian Shpataraku duket se i kishte mbyllur hesapet me drejtësinë në favorin e tij, pasi ai u rikthye në detyrë si zv.drejtor i Policisë së Elbasanit e më pas si drejtor i saj, me firmën e ish-shefit, Ilir Proda.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128