Parku i Karavastasë/ Rama-Balluku kontrata klienteliste! Si i falën 111 mln € kompanisë “Voltalia”
Sektori i energjisë, në vitet e fundit në varësi direkte të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për afera qindra milionë euro me tenderat, është një nga sektorët që vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes për abuzime edhe më të mëdha se ato të rrugëve.
Sa here është shënuar afera e radhës, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ka panikosur shqiptarët me kriza imagjinare, siç rasti më flagrant i sjelles në brigjet e Vlorës dy rrangalle të quajtura Tigri 1 dhe Tigri 3 që pa prodhuar kurrë energji deri më sot, u kanë kushtuar shqiptarëve afro 80 milionë euro.
Por jo vetëm kaq, në qindra milionë euro përllogaritet abuzimi në blerjen e energjisë në pikun e çmimeve të bursës. Ku çdo drejtues i KESH, apo vartës i Belinda Ballukut që ka mbajtur atë post, ka regjistruar me dhjetra raste të denoncuara për abuzime në miliona euro.
Sëfundmi, mbuluar nga hija e skandalit është edhe prodhimi i energjisë diellore. Ndërtimi i parqeve fotovoltaike është parë si një mundësi ideale për njerëzit e veshur me pushtet rilindas apo klientët e tyre, për tu shndërruar nga hiçi në prodhues energjie.
Sot do të ndalemi në një tjetër rast, që siç Tigri 1 dhe Tigri 3, nuk është vetëm një rast abuzimi, por ngre dyshime të forta për blerje influencash ndërkombëtare në favor të pushtetit të Edi Ramës. Emisioni Plug do të parashtrojë vetëm të dhënat për këto dyshime, e u takon qytetareve ta vlerësojnë dhe institucioneve të drejtësisë ta hetojnë, nëse jemi përballë një investimi me interes për Shqipërinë siç e shiti Edi Rama dhe Belinda Balluku, apo përballë një afere për interesa klienteliste e influencash për llogari të kryeministri Edi Rama.
Karavasta Solar Park: Rama dhe Balluku shtruan rrugën ‘ligjore’ të një afere me qindra milionë euro
Investigimi i sotëm do të jetë sërish I fokusuar tek sektori energjetikë, e konkretisht tek licencat e parqeve fotovoltaike. Inserti që sapo ndoqët ngre dyshime për abuzime dhe korrupsion me këto leje, por ne si gazetarë nuk jemi në gjendje e as nuk kemi tagrin të japim vendime, por paraqesim vetëm fakte, e më pas jeni ju që e gjykoni nëse jemi përballë një tjetër skandali.
Do të analizojmë gjerësisht nga A-ja e deri tek ZH-ja procedurat, kontratën dhe amendimet e saj për parkun Fotovoltaik të Karavastasë, ku të dhënat tregojnë se zyrtarët shqiptarë, përfshi drejtëpërdrejti Edi Ramën dhe Belinda Ballukut kanë firmosur e negociuar në kurriz të xhepave të shqiptarëve. Por publikisht këta dy personazhe na kanë thënë se na kanë bërë nder, duke vepruar në interesin tonë. Përpara se të ndalemi tek rasti konkret, duam tju prezantojmë disa të fakte, mbi premtimet boshe të Edi Ramës, që teksa na deklaron se po e kthen Shqipërinë në Eksportuese të energjisë, me sforco nuk po arrinë dot parametrat e kërkuara nga Bashkimi Europian si kusht integrimi, e në vend të plotësimit të këtij kushti, marrim edhe paralajmërime për ndëshkim.
Analizimi i të dhënave të sektorit energjetik, kërkojnë një interpretim tepër teknik, që për veshin e shikuesit mund të jenë të lodhshme e të pakuptueshme, por fatura e lartë e korrupsionit në këtë sektor, e bënë më të thjeshtë e më të kuptueshëm faktin se për situatën në të cilën ndodhet vendi shkak janë pikërisht këto abuzime.
Teksa kryeministri Edi Rama përpiqet tu thojë shqiptarëve se fal qeverisë së tij vendi po lulëzon sektorin energjetik, në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Shqipëria për tu bërë pjesë e familjes evropiane ka filluar të përafrojë legjilacionin e saj më atë të Bashkimit Evropian. Pjesë shumë e rëndësishme e këtij legjislacioni është dhe sektori energjitik. Jo vetëm legjislativ, por duhet të zhvillojë këtë sektor me qëllim që në momentin që do të bëhet pjesë e Unionit të mos kthehet në barrë për vendet e tjera. Si detyrim Shqipëria është bërë pjese e sistemit të balancimit, një process shumë teknik por që në do mundohemi tua shpjegojmë në mënyrë të thjeshtë.
Si pjesë e sistemit të balancimit Shqipëria ka detyrimin të kryej një planifikim ditor të energjisë që i nevojitet vendit. E thënë më thjeshtë, nëse Shqipëra shpenzon x megavat në ditë, do të duhet që edhe prodhimi nga hidrocentralet në pronësi të shtetit dhe kompanitë private të prodhojnë të njëjtën sasi energjie që të mos këmi mungesë dritash. Planifikimi bëhet pasi nëse në orare të caktuara shteti dhe privati nuk prodhojnë energjinë e nevojshme do duhet ta importojnë nga jashtë. Që të jetë e siguruar kjo energji dhe të mos krijojë probleme në Evrop, ku e blejmë, duhet që planifikimi të jetë shumë I saktë pasi nëse gabohet jo vetëm cmimi është shumë i lartë por krijon probleme edhe në sistemin e balancimit evropian, të cilët për të mos na lënë ne pa drita do duhet ta marrin diku tjetër. Sistemin e balancimit të treg në vendin tonë e kryen Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH). Të gjitha kompanitë private që prodhojnë energji në shqipëri janë pjese e këtij sistemi dhe i paguajn KESH një tarifë 5 euro për megavat.
Piërkisht për këtë kusht të Bashkimit Europian, Kuvendi që në korrik të vitit 2017 ka miratuar “PËR NXITJEN E PËRDORIMIT TË ENERGJISË NGA BURIMET E RINOVUESHME”, dhe në qershor të vitit 2022 është miratuar VKM Nr. 398 “PËR TRAJTIIMIN E DISBALANCAVE TE SHKAKTUARA NGA PRODHUESIT ME PERPARESI TE ENERGJISE ELEKTRIKE.
Sipas përcaktimeve ligjore të cila janë bërë në konsultim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë e thënë më shkurt Ministria e Energjisë së Bashkimit Evropian, do të duhej të krijohej Operatori i Energjisë së Rinovueshme ose të përcaktohej institucioni që do e kryej këtë funksion. Sot në Shqipëri këtë funksion e kryen Furnizuesi i Tregut të Lirë shkur FTL. Po sipas përcaktimeve ligjore të gjithë prodhuresit privat duhet të lidhin kontratë më FTL për shitjen e energjisë dhe po FTL do duhet ti paguajn tarifën 5 euro /megavat.
Parku i Karavastasë, kontrata klienteliste, qeveria i fal miliona euro kompanisë franceze
E bëmë të gjithë këtë sqarim për të shpjeguar përcaktimet ligjore, dhe kushtëzimin e Bashkimit Europian. Por sot ka vetëm një koncension i cili ka dal jashtë ligjit dhe ky është Parku Fotovoltaik i Karavastasë. Kompania fituese e këtij Koncensioni është kompania franceze Voltalia dhe sot ka ndërtuar parkun më të madh fotovotaik në vend, pooor me disa kontrata e amendime që u kanë kushtuar shqiptarëve qinda milionë euro.
Një vit pas emërimit, të Belinda Ballukut si ministre, më datën 20 Janar 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, do të shpallte ankandin ndërkombëtar për parkun energjitik fotovoltaik prej 140 MË, në zonën e Karavastasë.
Modaliteti dhe dokumentacioni i përdorur sipas vetë Minstres Balluku, ishte si ai i ankandit të Akernisë, ku fituesit të shpalluar i ishte anuluar kontrata.
Sipas publikimit në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë citohej se, kjo procedure prokurimi nuk do të ketë një fazë negocimi mes OSHEE-së dhe fituesit të garës së ankandit, pasi kontrata është pjesë e dokumentacionit të këtij ankandi dhe është e parandërtuar. Ndërkohë që brenda kësaj pakete ndodhet “Leja e Zhvillimit”, e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Afatet e procedurës së ankandit janë të mirëpërcaktuara dhe hapja e ofertave financiare të kompanive që do të kalojnë fazën e parë të kualifikimit, do të bëhet në datë 7 prill, në mënyrë të hapur për publikun, në një transmetim Live. Ministrja theksonte në prezantimin e saj, se Parku i Karavastasë është parku më i madh fotovoltaik i planizuar për t’u ndërtuar në vend me 140 megavat.
Ky është një kapacitet i ndarë në 70 megavat për prodhim dhe shitje në treg të lirë, ndërkohë që 70 megavat do të jenë nën çmimin e rregulluar, ose ndryshe i njohur PPA.
Çmimi i rregulluar do të zgjasë për 15 vite dhe sigurisht do të blihet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë”.
Në datën 27 maj të vitit 2020 shpallet fitues kompania Voltalia në një procedurë e cila është transmetuar live e ku pjesmarrës ishin Edi Rama, Belinda Balluku në cilësinë e ministers dhe Enea Karakaci në cilësin e kryetarit të komisionit të ofertave, që po sot janë po të njëjtit protagonistë por me role të ndryshuara.
Pamjet që do ritransmetojmë sot janë shumë të rëndësishme për të kuptuar aferën që vjen pas shfaqes publike. Fillimisht Enea Karakaci shpjegon të gjitha kriteret e vendosura për këtë procedurë konkurruese, gjithashtu sqaron se në këtë garë morën pjesë 5 kompani nga të cilat u skualifikuan 4 pasi nuk plotësuan kriteret teknike e tashmë sipas përcaktimeve ligjore pas fazës teknike kalohet në hapjen e ofertës financiare. Meqënëse vetëm 1 kompani plotësonte kriteret teknike, do të hapej vetëm oferta financiare e Voltalias. Rikujtojmë edhe njëherë se kriteri kryesor ishte që kompania fituese duhet ti shiste shtetit shqiptar 70 MË energji me një cmim më të ulët se cmimi tavan I vendosur në kriteret e tenderit 55 euro. Pra gjysmën e energjisë që do të prodhonte ky park fotovoltaik, për 15 vite kompania fituese duhet tja jepte shtetit me nje cmim me te ulet se 55 euro megavati.
Hapja e ofertës financiare bëhet live dhe në momentin që Karakaci e lexon në sallë shpërthejnë ovacionet pasi tashmë shteti do blejë energji me 24.89 euro për megavat. Situata bëhet edhe më qesharake kur Belinda Balluku vrapon drejt podiumit dhe fillon të mbaj fjalen e eksaltuar për këtë çmim record botëror.
Nëse kjo do të ishte e vërtëte, atëherë po, qytetarët shqiptarë përfituan një kontratë me leverdi, por në vijim do tju tregojmë se e vërteta nuk është kjo që u tha në këtë aktivitet propagadues, por çmimi në fund do të rezultojë shumë herë më i lartë, madje edhe më i lartë se sa mund të blihej në bursë në pikun e krizës. Po përse u përcaktua çmimi tavan 55 euro per megavat? Këtë e sqaron më së miri vetë Balluku ku shprehet se kanë kryer një studim të detajuar dhe se OSHEE në 3 vitet e fundit ka mblerë energjin në tregun vendas dhe import me një çmim mesatar 55 euro.
Kontrata midis Ministrisë së infrastrukturës dhe Energjisë dhe Shoqërisë “Karavasta Solar” shpk si zhvillues dhe “Voltalia SA” si ofertues, u firmos në datë 31 Korrik 2020. Sipas kontratës që në hyrje të saj përcaktohet:
Ofertuesi paraqiti një ofertë detyruese për Projektin me kapacitet të instaluar prej shtatëdhiet MËp kapacitet të mbështetur me masa mbështetëse dhe kapacitet tregtar prej 70 MËp. Zhvilluesi do të lidhë Marrëveshjen e Blerjes së Energjisë me një subjekt të caktuar nga Autoriteti Kontraktues duke rregulluar shitjen dhe blerjen e energjisë elektrike me një çmim fiks prej 24.89 euro për një kapacitet 70 MËp dhe do të operojë pjesën tjetër të kapacitetit të projektit si tregtar në tregun e lirë.
Pra e thënë më thjeshtë sipas kontratës gjysmën e prodhimit të parkut do e blej shteti me çmimin 24.89 euro dhe gjysmën tjetër Voltalia duhet ta shes në tregun e lirë me çmimin e bursës ku ajo të gjej treg. E përsërisim këtë fakt pasi është pjesa më e rëndësishme e kontratës dhe kriteri kryesor në tenderin e hapur nga qeveria.
Tashmë procedura e ankandit ishte përmbyllur dhe nis procedura e dhënies së lejes së ndërtimit për ndërtimin e këtij parku. Leje të cilën fillimisht në janar 2020 është miratuar me zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë e më pas i është transferuar subjektit që ka lidhur kontratën Karavasta Solar shpk.
Transferimi Lejes Zhvillimore të marrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me vendim të KKT Nr.3 datë 13.01.2020, është realizuar nëpërmjet vendimit të KKT-së Nr. 6, datë 13.07.2021, për miratimin e lejes për ndërtimin e Pakut Fotovoltaik të Karavastasë 140 MË, me subjekt zhvillues Karavasta Solar shpk. Këtu fillojnë edhe shenjat e para që nuk bëhet fjalë vetëm për një ankand ku disa kompani shfaqin interesin e njëra prej tyre me ofertën më të ulët fitoi, e qeveria shqiptare do të duhej deri në fund të vepronte në interes të qytetarëve që e kanë mandatura për mbrojtjen e interasave të tyre. Por jo, gjithçka nis të zbatohet në anashkalim, në mos shkelje të ligjit, çka tregon se palët, si kompania franceze dhe zyrtarët shqiptarë nuk kishin si qëllim respektimin e ligjit, por zbatimin e kësaj kontrate sipas interesave të tyre.
Kjo leje nuk rezulton e zbardhur në portalin zyrtar të publikimit të lejeve nga AZHT. Mungesa e transparencës mund të lidhet me hyrjen në fuqi të saj shumë më vonë se fillimi punimeve në realitet, ose dhe me një konflikt interesi por i mbetet SPAK të konfirmojë apo rrëzojë këto dyshime.
Ajo çfarë qartazi nuk përputhet është periudha e Miratimit të Nismës për Rishikimin e Planit të Detajuar për Zonën e Rëndësisë Kombëtare mes Lagunës së Karavastasë dhe Lumit Seman, Miraruar me Vendim të KKT Nr.3, datë 26.07.2018, si hapi parë që do të lejonte ndërtimin dhe zhvillimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë.
Ky vendim mban datën 28.07 2020 dhe është miratuar shumë më vonë se leja e zhvillimit të Ministrisë së Energjisë, miratuar në 13 Janar 2020. Pra është ndryshuar Plani i Detajuar për Zonën e Rëndësisë Kombëtare të Lagunës së Karavastasë, pasi është miratuar leja e zhvillimit dhe ajo e ndërtimit. PLUG ka arritur të gjej dokumentin e plotë të Nismës për vendimin e 2018 por nuk kemi arrritur të gjejmë dokumentin e plotë të vendimit të rishikuar në korrik 2020, por veç vendimin.
‘Fola me Macron’ Rama implikoi presidentin e Francës te Parku i Karavastasë
Pra pamë se si fal Edi Ramës dhe Belinda Ballukut shqiptarët siguruan furnizimin me energji 70 Megavat me një çmim për 24. 89 euro për megavat në orë. Vërtetë emocionuese kur e mendon, por a është e vërtetë? A po ju kushton shqiptarëve energjia e prodhuar në Pakun Fotovoltaik në Karavastasë 24. 89 euro? Sigurisht që JO! Ajo që ju shit shqiptarëve si një rekord për çmim të ulët, u shndërrua shumë shpejt në një rekord të çmimit të lartë, e kjo pas disa vizitave e takimeve mes Edi Ramës dhe Emanuel Macon, që u pasuan më pas e me jo pak lavde të Presidentit francez ndaj kryeministrit shqiptar në mes të Tiranës.
Se çfarë kanë folur Emanuel Macron dhe Edi Rama në lidhje me këtë projekt, e dijnë vetëm ata të dy, por ajo që dihet është që pas ankandit situata nisi të ndryshojë në mënyrë të shpejtë, e kontratat po ndryshonin me kushte të reja në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.
Le ti kthehemi edhe njëherë kontratës!
Në kontratën midis palëve janë shprehur qartë se çmimi për 70 MË që Operatori Energjive të Rinovueshme (aktualisht këtë funksion e kryen FTL- Furnizuesi i Tregut të Lirë) do të paguajë ndaj Karavasta Solar shpk dhe Voltalia sa, është 24.89 Euro/MËh, detajuar në shtojcën 4 “Marrëveshja për blerjen e energjisë elektrike”, edhe në rastet kur Ministria zgjedh të caktojë një Blerës të ri në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm dhe sipas nenit 3.6 të kësaj kontrate.
Në kontratë dhe në të gjithë dokumentacionin e ankandit, është shumë e qartë se “Prodhimi Mbështetur” nënkupton të gjithë prodhimin përkatës deri në dhe duke përfshirë (por jo më tepër) se 50% të prodhimit të matur në çdo periudhë skedulimi të matur sipas nenit 7.2 të marrëveshjes.
Ndërkohë gjatë zbatimit të kësaj kontrate nuk ka ndodhur asnjë ndryshim ligjor që do rëndonte zhvilluesin “Karavasta Solar shpk” apo ndonjë Veprim Material i Pafavorshëm Qeveritar sipas nenit 17 dhe 18 të kësaj kontrate që do të penalizonte Voltalia s.a.
Pas firmosjes së kontratës në gusht të vitit 2020 në QKB regjistrohet shoqëria Karavasta Solar shpk. Kjo është kompania e cila ka kryer të gjithë investimin për ndërtimin e Parkut fotovoltaik.
Më pas lidhet marrëveshja për energjin me çmimin e përcaktuar 24.89 euro.
Marrëveshja për blerjen e energjisë midis Furnizuesit të Tregut të Lirë dhe Karavasta Solar shpk sipas kushteve të kontratës kryesore midis Ministrisë dhe Voltalia sa, është firmosur në datë 19 Nëntor 2020 nga Furnizuesi Tregut të Lirë, kompani bijë e OSSHE, e cila kryen edhe funksionin e përkoshëm të Operatorit të Energjive të Rinovueshme të përcaktuar në ligjin 7/2017 “PËR NXITJEN E PËRDORIMIT TË ENERGJISË NGA BURIMET E RINOVUESHME”, funksion të cilin e sqaruam në hyrje të emisionit.
Në vijim në datën 22 Mars të vitit 2021 Kryeministri Edi Rama zhvillon një vizitë zyrtare në Paris, ku ka patur një drekë shumë të frutshme me Presidentin Macron, në të cilën është diskutuar nominalisht për Voltalia sa.
Njëkohësisht folëm edhe për investimet e Francës në energji në Shqipëri, ku kompania Voltalia po investon për Parkun më të madh Fotovoltaik të rajonit, faktikisht, në Karavasta dhe po ashtu edhe në 1 apo 2 projekte të tjera me rëndësi.
Pra në të paktën dy raste, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se ky projekt ka qenë temë diskutimesh me Presidentin Francez, si në pritjen speciale nga Macron në Pallatin Elyese, ashtu edhe një vit më pas në Madrit në Samitin e NATO-s, ku duket se interesi për Karavastanë ishte edhe më i lartë se diskutimet e Samitit.
Po çfarë ndodh pas drekës në Paris dhe takimit të fundit në Madrid mes Edi Ramës dhe Emmanuel Macron në Madrid?! Siç ju tham më sipër midis Karavasta Solar shpk dhe FTL në nëntor të vitit 2020 lidhet kontrata për blerjen e energjisë me çmimin 24.89. Por cuditërisht pas këtyre takimeve ajo ndryshon dhe këtu fillon dhe vjedhja e abuzimi me paratë e shqiptarëve. Emisioni plug ka arritur të gjej një pjesë të kontratës së re të lidhur.
Më 29 qershor 2022 Edi Rama ishte në Madrid në Smaitin e Natos dhe siç ai vetë deklaron është takuar me Presidentin Macron dhe ka folur për këtë park fotovoltaik.
E si për rastësi, vetëm pak ditë pas këtij takimi, më 15 Korrik të vitit 2022 lidhet Marrëveshje për Ndryshimin e Marrëveshjes për Blerjen e Energjisë Elektrike. Nga ky dokument përftojmë të dhëna shumë të rëndësishme.
B. Më datë 13 prill 2022 dhe pas negocimeve të frytshme. Shitësi ka shfaqur interes për lidhjen e një marrëveshje balancimi me Blerësin e Ri, në përputhje me nenin 6 të Marrëveshjes për Blerjen e Energjisë Elektrike.
Pra sipas këtij dokumenti zyrtar Voltalia pasi ka zhvilluar negociata të suksesshme pa përcaktuar se me kë dhe ka kërkuar në 13 prill të vitit 2022, që të lidh marrëveshje jo me FTL siç e përcakton ligji dhe e bëjnë të gjithë operatorët në treg, por drejtëpërdrejtë me KESH. Po të shohim kronologjinë mënjëhër pas kthimit të Ramës nga vizita në 22 mars në Paris fillojnë dhe negociatat me Voltalian dhe përmbyllen fiks pas kthimit të Edi Ramës nga takimi i dytë në Madrid, ku për rastësi thotë Edi Rama kanë folur për Voltalia, një sinjal ky dërguar edhe kompanisë franceze për interesimin direkt të Presidentit të tyre.
C. Më datë 16 qershor 2022 Shitësi është informuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me shkresën 3218/2, datë 14 qershor 2022 se Blerësi i Ri ka kërkuar transferimin e Marrëveshjes për Blerjen e Energjisë Elektrike nga Blerësi te Blerësi I Ri me qëllim optimizimin e portofolit të tij dhe rritjen e efektshmërisë ekonomike të marrëveshjes së balancimit.
Pra sipas këtij paragrafi rezulton se Ergys Verdho i KESH ka kërkuar që tashmë energjinë e prodhuar në Karavasta ta blej ai dhe jo FTL. Kujtojmë se të gjitha kompanitë e tjera që prodhojnë energji në vënd energjinë e shesin te FTL. Vetëm Voltalia ka kontratë me KESH dhe kjo jo pa qëllim. Mesa duket palët janë kujtuar se duhej realizuar edhe një procedurë formale për këtë ndryshim dhe Karavasta Solar shpk është njoftuar nga MIE se Blerësi i ri, KESH, ka kërkuar transferimin e marrëveshjes së blerjes nga FTL tek ky i fundit, me qëllim optimizimin e portofolit të KESH dhe rritjen e efektshmërisë ekonomike.
Pas pëlqimit të “dhënë” nga Karavasta Solar shpk në datë 21 Qershor 2022, është firmosur marrrëveshja e re në datë 15 Korrik 2022. Por kjo marrëveshje ka dhe një detaj tjetër që përbën shkelje flagrante të kontratës dhe kushteve të tenderit.Në pikën 3 “Ndryshimet” përcaktohet:
(v) në përkufizimin e “AFAT” në nenin 1.1 fjalët pesëmbëdhjet (15) vjet zëvendësohen me pesëmbëdhjet (15) vjet plus njëzet e shtatë (27) muaj.
Pra nëse marreveshja e fimosur me Ministrinë e infrasktrukturës dhe kriteret e tenderit përcaktonin se Voltalia do shiste për 15 vjet gjysmën e energjisë së prodhuar me çmim fiks 24.89 euro, me këtë ndryshim te kjo marrëveshje në shkelje të marrëveshjës bazë vitet shtohen dhe me 27 muaj të tjerë. Kushdo që na dëgjon sot do pyesi se si është e mundur që kjo kompani të pranojë të shes energjinë me çmim kaq të ulët dhe për 27 muaj të tjerë!!! Më posht do zbulojmë se ky ndryshim është në të mirë të kompanisë dhe në kurriz të shqiptarëve dhe se vlera e abuzimit shkon në miliona e miliona euro.Pas ndryshimit të marrëveshjes për blerjen e energjisë të prodhuar nga Karavasta Solar shpk, në datën 12 Tetor 2023 është lidhur një marrëveshje drejtpërdrejtë siguruese për ekzekutimin e detyrimeve midis MIE, Volatalia s.a. Kavasta Solar shpk dhe Banka Kroate Privedna Zagreb.
Neni 12.4 (c) (ii), garanton lidhjen e marrëveshjes së balancimit dhe të marrveshjes së blerjes të energjisë vetëm për produktin e mbështetur në vlerën 24.89 Euro/MW.
Voltalia 111 milionë euro nga manovrat ligjore të Ballukut e Karakaçit për Karavastanë
Por çfarë ka ndodhur me të vërtetë?
Ndërkohë që MIE shprehte dakortësinë për ndryshimin e marrëveshjes nga FTL drejt KESH me shkresën Nr. 3218/2, datë14 Qershor 2022, qeveria shqiptare një javë më parë, në datën 9 Qershor 2022, kishte ndryshuar mënyrën e trajtimit të disbalancave të shkaktuara nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike dhe kostot përkatëse për mbulimin e tyre. Vetë Karavasta Solar shpk, është një prej mbi 300 prodhuesëve me përparësi të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.
Pra në vendimin e ri Nr. 398, datë 9.6.2022, Këshilli i Ministrave përcakton se Operatori i Energjisë së Rinovueshme (OER), si drejtues i grupit të balancimit, do të ndajë kostot mujore të balancimit sipas energjisë së prodhuar nga secili pjesëmarrës. Funksionet e këtij operatori i realizonte atëherë edhe sot FTL, Furnizuesi Tregut të Lirë, i cili pas një jave hoqi dorë nga marrëveshja me Karavasta Solar shpk dhe ja kaloi KESH. Të gjithë prodhuesit e tjerë ngelën pjesë e grupit të balancimit të udhëhequr nga FTL.
Deri këtu dukej sikur Karavasta Solar shpk kishte bërë bingo ende pa hyrë në prodhim, pasi kishte hyrë në grup balancimi, me atë që ofron shërbimin e mekanizmit balancues për të garantuar qëndrueshmërinë e rrjetit të sistemit elektro-energjitik shqiptar, pra KESH sh.a.
Emisioni PLUG analizoi bilancet e kompanise Karavasta Solar dhe në raportin e Grand Thorton për vitin 2023, në faqen 21 të këtij raporti gjenden informacione shumë të rëndësishme.
Lidhur me kontratat për marrëveshjet e blerjes së energjisë PPA. Shoqëria ka kontrata derivative të iniciuara në datat si më poshtë:
1- Kontrata me date nënshkrimi dhe tregtie 13 Korrik 2022 e cila ka si kohë efektive periudhën 1 SHkurt 2024- 31 Dhjetor 2033. Sipas kësaj kontrate Karavasta do të arkëtoj flukset fikse bazuar në cmimin e dakortësuar prej 150 euro/Mëh për periudhën e parë, 88 Euro/Mëh për periudhën e dytë, 66 Ero/Mëh për periudhën e tretë dhe 44 Euro/Mëh për periudhën e katërt.
2- Kontrata me datë nënshkrimi dhe tregtie 16 nëntor 2023 e cila ka si kohë efektive periudhën 1 Janar 2024- 31 Janar 2024. Sipas kësaj kontrate Karavasta do të arkëtojë flukset fikse bazuar në cmimin e dakortësuar prej 107 euro/Mëh.
3- Amendimi numër 1 me date nënshkrimi dhe tregtie 14 Dhjetor 2023 e si ka si kohë efektive 1 Shkurt 2025- 30 Qershor 2025. Kjo është një amendim i kontratës së përmendur në pikën 1 më sipër dhe ka si fokus rritjen e volumit të shitblerjes… Sipas kësaj kontrate Karavasta do të arkëtoj flukset fikse bazuar në cmimin e dakortësuar prej 81 Euro/Mëh.
Pra e thënë më qartë Karavasta Solar ka lidhur kontratë me KESH-in dhe më pas e ka amenduar disa herë për ti shitur jo vetëm gjithë energjinë që prodhon por edhe me çmim fiks shumë më të lartë se tavani 55 euro i Belës dhe sigurisht shumë më shtrenjt sesa bursa.
Por çfarë faktojnë Raportet Vjetore të ERE për vitin 2024 dhe 2025, së bashku me Raportet dhe të Dhënat e Tregut të Energjisë Elektrike?
Në faqen 37 të Raportit Vjetor të ERE për vitin 2024, jepen të dhënat në formë tabelare e prodhimit vjetor të impianteve fotovoltaike në Shqipëri. Posht kësaj tabele ka një shënim I cili zbardh të gjithë skemën abuzive dhe korruptive të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe ushtarit zbarues Ergys Verdho.
“Energjia e prodhuar nga “KARAVASTA SOLAR” sh.p.k. është përfshirë në prodhimin total të KESH sh.a., pasi kjo e fundit ka lidhur një kontratë për blerjen e gjithë sasisë së energjisë së prodhuar nga shoqëria “KARAVASTA SOLAR” sh.p.k.”
Pra sipas ERE, KESH i blen të gjithë energjinë e prodhuar kompanisë Karavasta Solar në kundërshim me kontratën dhe kriteret e tenderit. Sigurisht për shkeljet që shqiptarët kanë parëderi më tani nga kjo qeveri kjo shkelje ligjore do të dukej e papërfillshme, por pasojat nga kjo kanë krijuar një abuzim në dhjetra milionë euro në kurriz të shqiptarëve, që duket se është edhe konkretizimi i një kontrate të nisur me një ankand publik e të finalizuar në drektat e takimeve në Paris e Madrid.
Në faqen 97 të njëjtit raportit vjetor, tabela 60 saktëson se sasia totale e prodhuar nga Karavasta Solar shpk, është 258382 Mëh, dhe e gjitha është blerë nga KESH sha me çmimin 65.33 Euro/MËh, me vlerë totale 20.256.693 Euro me TVSH.
Për të kuptuar faturën e korrupsionit duhet ti rikthehemi edhe njëherë marrëveshjes së blerjes së energjisë sipas dokumentit të ankandit, kontratës me MIE, kontratës fillestare me FTL dhe kontratës së ndryshuar për gjoja optimizim të KESH, ishte 24.89 Euro/Mëh për sasinë që do prodhohej nga kapaciteti 70Më i instaluar, që është gjysma e prodhimit total, atëherë artitmetika nuk mund të gabojë! Sipas ERE çmimi mesatar ishte 65.33 euro për të gjithë sasinë prej 258.382 MËh.Gjysma e kësaj sasie është blerë sipas çmimit të përcaktuar në kontratë 24.89.Për të kuptuar sa ka qënë çmimi për gjysmën tjetër të prodhimit I cili do duhej që Voltalia ta shiste në treg sipas çmimit të bursës mjafton të bëjmë një veprim të thjesht matematikor:
65.33 – 24.89 +65.33 = 105.77 Euro/Mwh pa TVSH.
Pra çmimi FIKS me të cilin KESH i ka blerë gjysmën e prodhimit Voltalia është 105.77 euro për Mëh, e dhënë që përkon dhe me kontratat e cituaa në bilancin e kompanisë Karavasta Solar.
Pra nga 24. 89 euro që ishte çmimi rekord më i ulët në shpalljen e ankandit, në nisjen e prodhimit dhe me ndryshimin e kontratës, çmimi shkoi në rekordin më të lartë që paguhet për energjinë elektrike që prodhohet nga panelet fotovoltaike si në bursën Shqiptare të Energjisë, bursat europiane të energjisë, apo nga çdo blerës që në gjuhën tregtare njihet si offtaker. Sipas të njëjtës kontratë është realizuar edhe blerja e 259.224 MËh (fq 28 e raportit) të prodhuar në vitin 2025 si dhe prodhimi gjatë vitit 2026 deri ditën që po transmetohet ky emision. Në raportin e ERE për vitin 2025 në faqen 15 shprehen:
Për vitin 2025 përllogariten gjithsej 53 centrale fotovoltaike në prodhim, me një rritje progressive që prej vitit 2020, ku aktualisht 42 prej tyre zotërojnë kontrata për shitblerjen e energjisë elektrike me FTL sh.a.; 9 prej tyre operojnë në treg të lirë me çmim të parregulluar, si dhe shoqëria Karavasta Solar sh.p.k., e cila ia shet të gjithë sasinë e energjisë së prodhuar shoqërisë publike KESH sh.a.
Pra nga 53 kompani që prodhojnë energji diellore në Shqipëri e vetmja e favorizuar që ka kontratë me Kesh dhe nuk shet në treg të lirë ku çmimi përcaktohet nga bursa duke u favorizuar është Karavasta Solar e Voltalias.Çuditërisht në Raportin e ERE për vitin 2025 zhduken të dhënat e çmimit me të cilin KESH ka blerë energjin te Voltalia. Por nuk është vetëm ERE që fsheh të dhëna, edhe vetë kompania Karavasta SOlar nuk ka depozituar në QKB bilancet për vitet 2024-2025.
Tani po bëjmë edhe një përllogaritje tjetër për shqiptarët dhe SPAK, pasi Edi Rama dhe Belinda Balluku e dijnë përmëndesh se e kanë gatuar vetë këtë skemë vjedhjeje për llogari të Voltalia. Për vitin 2024 parku fotovoltaik i karavastasë ka prodhuar 258.383 Mëh.Gjysma 129.191,5 është blerë me çmimin 24.89 euro në vlerën 3.215.576 euro.Gjysma tjetër përtej faktit që as duhej të blihej nga KESH, sipas Ballukut nuk mund të kalonte çmimin 55 euro por ne sot për referencë do marrim pikërisht këtë çmim në përllogaritje.
129.191,5 x 55 vlera del 7.105.533 euro
Nëse mbledhim dy vlera rezulton se për vitin 2024 vlera totale pa tvsh që KESH do duhej ti paguante VOLTALIAS është 10.321.109 euro.Por faktikisht sipas raportit të ERE vlera pa TVSH e paguar për vitin 2024 është 16.880.578 euro. Pra vetëm në një vit vjedhja e shqiptarëve është 6.559.469 euro.E njëjta situatë është edhë për vitin 2025 dhe 2026. Kjo kontratë do të zbatohet për jo pak por për 17 vite dhe nëse do të përllogarisim në total vlerën totale, ajo shkon në 111.510.973 euro më shumë para sesa realisht vlen ajo energji sipas çmimit të paraqitur si rekord nga Belinda Balluku, por edhe krahasuar me çmimin që kjo energji mund të blihet në bursë. 111 milion euro është vlera e investimit së kësaj kompanie në atë impiant që mesa duket po ja bëjnë dhuratë shqiptarët për 30 vite.
Por sa është çmimi vërtetë për orët e prodhimit të energjisë elektrike në Evropë dhe Shqipëri? Sipas grafikeve për vitin 2025 dhe 2026 çmimi mesatar vjetor nuk e kalon vlerën 64 euro.Por shkeljet dhe abuzimet nuk mbarojnë këtu, pasi fatura e abuzimit është edhe më e lartë.
Në raportet dhe të dhënat e tregut të energjisë elektrike pasqyrohet qartë edhe impakti i disbalancave, që ka sjellë marëveshja midis KESH dhe Karavasta Solar shpk.Ky shërbim në favor të Karavasta Solar shpk i ka kushtuar KESH më shumë se 4 milion Euro, e të mendoni që KESH kërkoi vetë të lidhte marrëveshje me Karavasta Solar me qëllim optimizimin e protofolit të tij!
Këto shkelje flagrante të rregullave të tregut dhe favorizimi i Karavasta Solar shpk ndaj të gjithë prodhuesëve të tjerë me përparësi të energjive të rinovueshme, ka rezultuar në shkelje të rregullores së tregut të Bashkimit Europian“Regulation (EU) 2019/943 of 5 June 2019 on the internal market for electricity”, si dhe Commission Regulation (EU) 2017 /2195 of 23 November 2017 establishing a guideline on electricity balancing”, për të cilat Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në 18 Dhjetor 2025, ka njoftuar zyrtarisht Shqipërinë për largimin e saj sipas nenit 92 të traktatit nëse nuk merr masa deri në 1 Korrik 2026. Si për koincidencë,për të rregulluar këto shkelje të paralajmëruara nga tregu i BE, ashtu si në rastin e kryesimit të komisionit të ankandit me Voltalian në Karavasta apo Spitallë, përfaqësuesi i Belinda Ballukut është Enea Karakaçi. Sot Karakaçi, nga ushtar i Belinda Ballukut është shndërruar në pasardhësin e saj, e duhet të menaxhojë ato 60 % të Buxhetit të Shtetit, që mesa duket ka dhënë edhe provat që ecën në gjurmët e shefes së tij, e në mos kjo kontratë për këtë park fotovotaik është edhe oguri që e kapaultoi në majat më të larta të shtetit shqiptar, pa asnjë bacground politik apo vendimarrës më parë në strukturat shtetërore. E bashkë me të, Ergys verdho një tjetër i ushtar i Belinda Ballukut firmosi kërkesën që i hapi rrugë zhvatjes së 111 milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Ndaj dhe SPAK do të mjaftohej me hetimin e rolit të këtyre dy personazheve për të arritur deri tek urdhëruesit e tyre.
Por ndërsa Karakaçi i Ballukut duhet të ndreq problemet, në këtë periudhë shqiptarët kanë parë se si kryeministri Edi Rama vlerësohej para çdo fushate nga Presidenti i frances Emanuel Macron për marrëdhënien e mirë mes tyre por edhe për punët e mira që Edi Rama po bënte, e madje Macron nisi shumë shpejt të kuptohet me shqiptarët në gjuhën e tyre.
A është blerë influencë ndërkombëtare dhe mbështetja e Edi Ramës nga Emanuel Macron me një faturë që përllogaritet në 111 milionë euro në kurriz të shqiptarëve? Këtë nuk mund ta themi ne, por duhet ta vlerësoni ju të nderuar shikues, siç SPAK dhe institucioneve tëdrejtësisë ta hetojnë e gjykojnë, apo mbase kjo ska për tu marrë vesh kurrë. Por ama një gjë është e sigurt, dëmi i shkaktuar buxhetit të shqiptarëve nga kjo kontratë është 111 milionë euro apo edhe më shumë. Dhe për këtë do duhet që dikush të mbajë përgjegjësi, e institucionet e drjetësisë të veprojnë sa nuk është vonë, pasi çdo vit që kalon fatura vijon e të shtohet. Por deri atëherë lutuni që kryeministri Edi Rama të mos na shpallë më eksportues energjie apo të njoftojë ndonjë krizë të radhës, sepse pas saj do të jetë sërish një tjetër projekt qindra milionë euro në dëm të xhepave tuaj./Emisioni "Plug", Syri Tv
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128