“Aktivisti shqiptar ndodhet i ndaluar në Izrael”/ Reagon MEPJ: Po punohet për kthimin e Baki Goxhajt në atdhe

20 Maj 2026, 22:28 / POLITIKË ALFA PRESS
 “Aktivisti shqiptar ndodhet i ndaluar në Izrael”/ Reagon

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me ndalimin e aktivistit shqiptar Baki Goxhaj nga autoritetet izraelite, teksa ndodhej në flotiljen “Sumud".

Në një njoftim zyrtar, MEPJ bën të ditur se po e ndjek me prioritet situatën dhe se, sipas informacioneve të siguruara, Goxhaj është transferuar në Izrael.

Ministria njofton se Ambasada e Shqipërisë në Tel Aviv është angazhuar në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe pritet të zhvillojë një takim me aktivistin shqiptar për t’i ofruar ndihmë konsullore dhe për të mundësuar kthimin e tij në atdhe. 

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe së shpejti do të zhvillojë takim me z. Goxhaj, për t’i ofruar asistencën e nevojshme konsullore dhe në këtë kuadër, për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të shtetasit shqiptar në atdhe”, thuhet në reagimin e MEPJ.

Po ndodh...