“Jam i pafajshëm. Më thoni një akuzë?!”, Meta: Nuk mbaj përgjegjësi penale për bashkëpunëtorët e mi
20 Maj 2026, 21:40 / POLITIKË

Ish-Presidenti Ilir Meta në një intervistë ekskluzive nga qelia e paraburgimit për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN theksoi se është i pafajshëm, por s’mund të mbajë përgjegjësi ligjore për bashkëpunëtorët e tij.
“Unë jam i pafajshëm, jo thjesht se e deklaroj. Më thoni një faj timin, një episod, një akuzë dhe t’u jap përgjigje”, u shpreh Meta.
I pyetur nga moderatori Danglli, a ndani të njëjtin mendim për bashkëpunëtorët, Meta u përgjigj:
“Nuk ndaj asnjë mendim unë lidhur me përgjegjësinë ligjore, penale, as për fëmijët e mi, as për prindërit e mi, për askënd, vetëm për Ilir Metën. Sepse mund t’ua sqaroj avokati, përgjegjësia penale është individuale”.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
