83-vjeçarja ngatërron avionin në Gjermani, në vend të Athinës zbret në Tiranë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar me fluturimet ajrore.
“BILD” raporton se një 83-vjeçare, për shkak të një ngatërrese avioni në aeroportin e Nurembergut në Gjermani, ka përfunduar në Tiranë në vend që të shkonte në Athinë.
Sipas gazetës gjermane, fluturimi i të moshuarës ishte prenotuar nga djali i saj në Athinë dhe që kishte paguar edhe asistencë për nënën e tij për ta shoqëruar gjatë udhëtimit.
Por punonjësit e aeroportit e hipën të moshuarën në avionin e gabuar. Ajo zbarkoi në Shqipëri në vend të Greqisë. 83-vjeçarja, në një karrocë me rrota nuk dinte ku të shkonte në aeroportin e Tiranës derisa u pikas nga një punonjës i sigurisë.
Ajo nuk fliste as gjermanisht dhe as anglisht dhe vështirë se mund të komunikonte në një vend të huaj. Pasi u lidh me vajzën që kishte në Gjermani, të moshuarës i rezervuan në një hotel pranë aeroportit në Tiranë derisa mori një avion tjetër për në Athinë.
BILD thotë se autoritete janë duke e e hetuar rastin se si ndodhi ngatërresa.
-
-
-
Edi Rama, një MAFIOZ i gjatë dhe elokuent
2 Qershor, 20:19 -
-
-
Edi Rama, një MAFIOZ i gjatë dhe elokuent
2 Qershor, 20:19
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



