A pati shkelje në lirimin e Dan Hutrës nga burgu? Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis verifikimet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet me prioritet maksimal për të zbardhur të gjitha rrethanat se si është liruar nga burgu Dan Hutra, autori i një masakre të trefishtë më 1 mars në kryeqytet dhe plagosjen e tre femrave të tjera në po të njëjtën ditë.
Dan Hutra rezulton autor i një tjetër krimi të rëndë të ndodhur në vitin 2007 ku ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.
“Inspektori i Larte i Drejtësisë i ka dhënë prioritet maksimal verifikimit te kësaj çështje dhe ne përfundim do te dale dhe me një njoftim publik për gjetjet e raportit te verifikimit’, thuhet ne njoftimin për mediat.
Njoftimi:
Mbi rastin e individit Dan Hutra, po ju informoj se ka nisur verifikimi, qe nenkupton administrim zyrtar shkresor, i cili me pas do analizohet nga inspektore te ILD-se.
Pra nje proces qe do kohen e vet, por duke ndare plotesisht ndjeshmerine e larte njerezore te ngjarjes dhe sqarimin sa me pare te situates ne lidhje me pergjegjesite disiplinore eventuale te cdo magjistrati, Inspektori i Larte i Drejtesise i ka dhene prioritet maksimal verifikimit te kesaj ceshtje dhe ne perfundim do te dale dhe me nje njoftim publik per gjetjet e raportit te verifikimit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



