A shpresoni që Trump do të ndryshojë vendimin për “non grata”? Berisha: Në Shqipëri ndodhi “grusht shteti”…

Kreu demokrat, Sali Berisha, në emisionin “Open” në News24 i pyetur nëse ka ndërmarrë hapa konkretë lidhur me heqjen e “non grata” me ndryshimin e administratës në SHBA, pas fitores së Donald Trump, tha se nga data 19 maj deri më sot nuk ka kërkuar asnjë ndihmë për ndërmarrjen e hapave për heqjen e kësaj mase.
Berisha tha se nuk shtrohet çështja “non grata” por e grushtit të shtetit. Ai tha se pushteti i dalë nga zgjedhjet e 5 nëntorit nuk do të pajtohet me ndërhyrjen e George Soros dhe mafies së tij për këtë grusht shteti ndaj një vendi mik si Shqipëria.
Dhe kjo kishte lidhje pikërisht me lobimin e Soros për të më shpallur mua ‘non grata’. Në qarqe republikane, edhe në nivelet më të larta, është diskutuar gjerësisht”, tha Berisha. Ai u shpreh se u godit vetëm se isha konservator dhe kjo është është pohuar edhe nga Rich Grenell.
I pyetur nëse kjo fitore e Trump, mund të sjellë një ndryshim marrëdhëniesh mes SHBA dhe PD-së dhe opozitës, Berisha tha se ka reaguar ndaj çdo zhvillimi që ka pasur kundër opozitës shqiptare.
“Sali Berisha i ka mbajtur qëndrimet në interesin më të mirë të vendit”, tha kreu demokrat, duke shtuar se “ka mbrojtur interesat e kombit me të gjitha qëndrimet që ka mbajtur”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





