Aksi Përrenjas-Librazhd i bllokuar nga rrëshqitja masive, rruga mund të hapet ditën e hënë/ Gati nesër bypass-i për të bërë të mundur kalimin në pjesën e shembur

Vijon të jetë totalisht i bllokuar në ditën e dytë aksi nacional Librazhd-Prrenjas për shkak të rrëshqitjeve të tokës që përpinë një pjesë të rrugës në fshatin Dragostunjë duke shkatërruar gjithashtu linjën hekurudhore, linjat elektrike dhe ato të tensionit të lartë.
Aktualisht po punohet ditën dhe natën për hapjen e një bypassi i cili do të bëjë të mundur hapjen e qarkullimit në parashikimet e ARRSH, mesditën e së hënës.
Ndërkohë qindra qytetarë e sidomos studentë sot janë të detyruar ta përshkojnë në këmbë këtë aks rrugor dhe të paguajnë fatura të kripura taksish.
Ndërkohë pas denoncimit në Top Channel me pamje filmike të masakrës mbi lumin Shkumbin që dyshohet se është një nga shkaqet e rrëshqitjes, prokuroria e Elbasanit nisi hetim kryesisht për verifikimin e plotë të respektimit të kritereve të lejeve mjedisore më të gjithë rrjedhjen e lumit Shkumbin si rezultat i punimeve për ndërtimin e aksit Peqin-Qukës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128