Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshimet

22 Shkurt 2026, 15:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës, në Ksamil.

Sipas raportimeve, dy automjetet janë në pronësi të biznesmenit Rexhep Korbi. Ky i fundit është pronar i një restorantit dhe një plazhi në bregdetin e Ksamilit.

Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërsa po hetohet në pistën e konfliktit të pronësisë. Policia thotë se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.

Po ndodh...