Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina përplaset me barrierat e rrugës
19 January 2025, 09:47 / AKTUALITET
Një aksident ka ndodhur pas mesnatës në aksin nacional Lushnjë-Berat.
Një automjet tip “Golf 7” ka dalë nga rruga pranë kryqëzimit të fshatit Qerret. Makina është përplasur me bankinat anësore të rrugës, të cilat depërtuan mjetin në brendësi.
Si pasojë e këtij aksidenti ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit E. F., i cili udhëtonte i vetëm.
Ai është transportuar drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e parë, ku sipas mjekëve gjendja e tij është e mirë me pak dëmtime të lehta.
Vendi ku ndodhi aksidenti është një njollë e zezë në këtë aks rrugor ku ka pasur aksidente të shumta me pasojë vdekjen.
Edhe pse njihet i tillë deri tani asnjë masë nuk është marrë për të zgjidhur këtë problematike.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Nga Taulanda Jupi
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Nga Irena Beqiraj
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
Nga Andri Nurellari
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


