Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas për vdekje 52-vjeçarin

30 Dhjetor 2023, 19:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas për

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmje ne sotme në qytetin e Durrësit, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur.

Raportohet se një automjet ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...