E rëndë/ I shpërthen fishekzjarri në dorë, i mituri humb 3 gishta
30 Dhjetor 2023, 19:08 / BOTA

Një fëmijë 10 vjeç, në Itali, ka humbur 3 gishta për shkak të shpërthimit të papritur të një fishekzjarri, të cilën e kishte blerë në një dyqan. Mësohet se fëmija ka humbur gishtin e madh të dorës së majtë dhe dy gishtat e dorës së djathtë.
Fillimisht, ai u dërgua në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, më pas u transferua në Poliklinikën e Barit, ku u shtrua në departamentin e kirurgjisë plastike.
Ndërkohë, policia njofton se ka arritur në gjurmët e shitëses, teksa në shtëpinë e saj u gjenden edhe fishekzjarre të tjera të ndaluara.
Deri më tani 105 mijë fishekzjarre janë konfiskuar në Milano dhe mbi 310 mijë në Romë.
-
-
-
-
Moti i keq godet Britaninë, anulohen lëvizjet e trenave
30 Dhjetor, 18:23 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





