
Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas fëmijën 11-vjeç

3 Gusht 2024, 14:22 / AKTUALITET
Një 11-vjeçare është përplasur me makinë nga një 43-vjeçar në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, teksa e mitura po lëvizte në këmbë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:15, ndërsa 11-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të miturës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, automjeti me drejtues shtetasin D. U., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte në këmbë.
Si pasojë është dëmtuar 11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
-
Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat
3 Gusht, 14:16

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
Nga Evi Kokalari
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128