Aksident me vdekje në Thumanë-Kashar/ Përplasjen dy makina, humb jetën një nga shoferët
18 Shkurt 2026, 09:52 / AKTUALITET

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në autostradën Thumanë-Kashar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 01:20.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve humbi jetën shtetasi me inicialet I. L., 48 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin I. I., 22 vjeç, pasi më datë 18.02.2026, rreth orës 01:20, në autostradën “Thumanë-Kashar”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L., 48 vjeç dhe si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari.”, sqaron policia.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128