Hidrocentrali hap portat e shkarkimit, Drini përmbyt tokat në Obot, uji në nivelin e 45 cm

18 Shkurt 2026, 09:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Hidrocentrali hap portat e shkarkimit, Drini përmbyt tokat në Obot,

Tokat bujqësore dhe rrugët në fshatin Obot të Shkodrës janë përmbytur gjatë natës dhe vijojnë të jenë ende nën pushtetin e ujit, për shkak të reshjeve intensive që kanë përfshirë qarkun, duke detyruar autoritetet e hidrocentralit të hapin kaskadën e Drinit.

Për shkak të nivelit të lartë të shkarkimeve për të mbajtur digën brenda kuotave të parashikuara dhe reshjeve, niveli i ujit në tokat e Obotit raportohet se ka arritur në nivelin e 45 cm.

Në mbështetje të situatës, në zonë janë vendosur në gatishmëri mjete të kalueshmërisë së lartë të cilët do të ndërhyjnë sipas nevojave. Deri në këto momente nuk raportohen banesa të rrethuara nga uji.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, nivelet e ujit në pikat monitoruese vijojnë të jenë nën kuotat kritike. Niveli i liqenit është regjistruar në kuotën 7.90 m ndërsa niveli i Lumit Drin është në kuotën 7.70 m, me tendencë rënieje krahasuar me orët e mëparshme.

Nuk raportohen problematika në funksionimin e kanaleve kulluese, argjinaturave mbrojtëse dhe digës së rezervuarit të Shtodrit.

Në aksin Bogë – Theth, reshjet kanë pushuar dhe rruga është pastruar dhe zgjeruar deri në zonën e Qafë Thore, pranë tunelit të parë. Mjetet dhe specialistët janë në gatishmëri për ndërhyrje në rast nevoje.

Në territorin e Bashkia Vau i Dejës, Bashkia Malësi e Madhe, Bashkia Pukë dhe Bashkia Fushë-Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll. Nuk raportohen problematika apo situata emergjente.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, vijon të jetë në terren, duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën. Kjo është situata në territorin e Qarku Shkodër, datë 18.02.2026, deri në ora 08:30

Bazuar në informacionet e raportuara nga bashkitë dhe institucionet përgjegjëse, situata e emergjencave civile paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme dhe në përmirësim.

 

Po ndodh...