Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me barrierat mbrojtëse dhe përmbyset

22 Shkurt 2024, 20:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me barrierat
Një aksident automobilistik ka ndodhur vetëm pak momente më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të një spitali.

Raportohet se një furgon mallrash ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës duke u përmbysur në mes të rrugës.

Burimet paraprake bëjnë me dije se nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që i bllokuar ka mbetur një krah i autostradës Fier-Tiranë.

Sakaq, deri më tani dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Në vendngjarje kanë shkruar menjëherë ambulanca dhe autoritetet përkatëse të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Reeth orës 19:20 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, në afërsi të Spitalit Memorial, shtetasi O. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur barrierat mbrojtëse të rrugës.

Si pasojë e goditjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128