Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Motoçikleta përplaset me makinën, një person në gjendje të rëndë transportohet në spital

22 Shkurt 2026, 09:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Motoçikleta përplaset me

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Stan-Karbunarë.

Mësohet se një motoçikletë është përplasur me një autoveturë. Nga përplasja është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes, me fraktura në këmbë e kokë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se motoçikleta ka kryer manovër për të hyrë në pikën e karburantit dhe është përplasur me mjetin tip “Opel”.

Po ndodh...

ide