Kaosi në aksin Librazhd-Qafë Thanë/ Banorët kilometra në këmbë në të ftohtë

22 Shkurt 2026, 10:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kaosi në aksin Librazhd-Qafë Thanë/ Banorët kilometra

Bllokimi i aksit Librazhd–Qafë Thanë ka krijuar kaos në qarkullim dhe ka izoluar dhjetëra fshatra përreth, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe të banorëve për shërbimet bazë.

Sipas raportimeve në media, rrëshqitja masive e dheut ka izoluar tërësisht zonën, duke e bërë të pamundur kalimin jo vetëm për mjetet e transportit të rëndë dhe ato private, por edhe për autoambulancat dhe zjarrfikëset.

Situata ka krijuar një kaos të vërtetë për banorët, shumë prej të cilëve janë detyruar të kalojnë zonën e rrezikshme në këmbë.

Sipas informacioneve, banorët e zonës, përfshirë fëmijë nën dy vjeç dhe të moshuar, kanë ecur rreth 2 kilometra në të ftohtë për të kaluar në anën tjetër, ku i presin të afërmit me makina.

Sakaq deri më tani aksi vijon të jetë i paralizuar dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur pritet të hapet.

Po ndodh...

ide