Fadromat e ANK dhe 2T gërryen lumin Shkumbin, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet

22 Shkurt 2026, 11:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fadromat e ANK dhe 2T gërryen lumin Shkumbin, Prokuroria e Elbasanit nis

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim në lidhje me masakrën mjedisore në Lumin Shkumbin, ku fadromat e ANK dhe 2T të cilat po punojnë për zgjerimin e Korridorit VIII, në zonën e Dragostunjës, gërryen shtratin e lumit.

Mësohet se hetimi do të fokusohet në shkaqet që çuan në rrëshqitjen masive e cila shembi rrugën, linjën hekurudhore, linjat elektrike e rrezikon më tej.

Prokuroria gjithashtu thuhet se do të verifikojë lejen për marrjen e inerteve në Shkumbin dhe zbatimin e saj.

Objekt i hetimit do të jetë e gjithë rruga, nga Peqini në Qukës që mbulon zona e Prokurorisë së Elbasan, pasi lumi Shkumbin po shfrytëzohet masivisht në disa zona.

Po ndodh...

ide