Sulm me bombë në Lviv/ Humb jetën një police, rreth 14 persona u plagosën nga shpërthimi
22 Shkurt 2026, 08:56 / BOTA

Një sulm me bombë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Lviv, në Ukrainën veriperëndimore. Si pasojë të paktën një police rreth moshës 23-vjeç është vrarë ndërsa 14 persona të tjerë u plagosën.
Të lënduarit u dërguan menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Kryetari i bashkisë së qytetit, Andriy Sadovy, e dënoi veprimin duke e quajtur atë një “sulm terrorist”, por pa dhënë informacione të mëtejshme rreth autorëve.
Sipas raportimeve nga agjencia ukrainase e lajmeve UNN, policia mori një telefonatë rreth orës 00:30 në lidhje me një incident që përfshinte një vjedhje të dyshuar në një dyqan. Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, ndodhën shpërthimet duke tronditur zonën.
Po ndodh...
ide
Do ta kërkoni (Bashën), Vlorën Gjeneral
Nga Ermal Peçi
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Nga Roland Lami
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128