Aksident në aksin Peqin-Elbasan, shkak një parakalim i gabuar, detaje

5 Prill 2024, 17:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, shkak një parakalim i gabuar, detaje
Tri automjete janë përfshirë në një aksident në aksin e rrugës kombëtare Peqin -Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lolaj rreth orës 16:40.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tentativa për parakalim e njërit prej tri automjeteve të përfshira në këtë aksident.

Fatmirësisht nuk ka patur persona me dëmtime serioze, ndërsa automjetet janë dëmtuar pjesërisht.

 

Po ndodh...