Aksident në aksin Shëngjin-Velipojë, shoferja humb kontrollin e makinës dhe plagoset së bashku me pasagjeren

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shëngjin–Velipojë, ku një automjet ka dalë nga rruga pasi drejtuesja, një 23-vjeçare me inicialet M.R, ka humbur kontrollin e mjetit.
Sipas njoftimit, gjatë aksidentit janë plagosur shoferja dhe pasagjerja që ndodhej me të. Fatmirësisht, të dyja janë jashtë rrezikut për jetën. Ndaj shoferes nisi procedimi penal për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. R., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
