Aksident në Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në lokal, lëndohen dy persona
23 Korrik 2025, 09:01 / AKTUALITET
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit ku një automjet ka dalë nga rruga dhe dhe ka përfunduar në një lokal pranë kryqëzimit që lidh stadiumin “Elbasan Arena” me Parkun “Rinia”.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:55, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë dy persona, të cilët ndodheshin në lokal në momentin e përplasjes.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Elbasanit, ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
