Aksident në Librazhd-Përrenjas, furgoni përmbyset në mes të rrugës
25 Maj 2024, 20:36 / AKTUALITET

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, pranë fshatit Qukës.
Një automjet tip furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur anës aksit.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga përplasja është dëmtuar pjesërisht furgoni.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe lagështisë në rrugë
Në furgon ishte duke udhëtuar vetëm shoferi i cili fatmirësisht ka arritur të dalë pa dëmtime serioze.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për lirimin e trafikut pasi nga aksidenti janë shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe lëvizja po bëhet aktualisht vetëm në një korsi.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
Nga Gentian Gaba
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
Nga Ermal Peçi
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


