Aksident në Sauk/ I plagosur rëndë mjeku, transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës
17 Dhjetor 2024, 17:46 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme tek rreth rrotullimi në Sauk.
Mësohet se në aksident janë përfshirë katër automjete.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur 40-vjeçari Vanion Cinari, me profesion mjek, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve, ndërsa një tjetër e plagosur është 32-vjeçarja A.SH e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga aksidenti është shkaktuar kaos në rrugë, ndërsa ekspertët ndodhen në vendin ngjarjes dhe po mbledhin provat.
Ata paralelisht kanë nisur punën për lirimin e trafikut dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

