Aksident në Xhafzotaj-Shijak/ Makina përmbyset në kanal, një i plagosur

22 Mars 2026, 18:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Xhafzotaj-Shijak/ Makina përmbyset në kanal, një

Një aksident rrugor ka ndodhur në segmentin Xhafzotaj-Shijak, në vendin e quajtur Auto Qerreti. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë përmbys në kanal.

Një 66-vjeçar ka mbetur i lënduar, por raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ai është transportuar për në spitalin e Durrësit, ndërsa policia po zbardh rrethanat e ngjarjes së aksidentit.

Po ndodh...