Nga ngujimi te greva e deputetëve, Këlliçi paralajmëron përshkallëzimin e aksionit

22 Mars 2026, 18:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Nga ngujimi te greva e deputetëve, Këlliçi paralajmëron

Deputeti demokrat Belind Këlliçi paralajmëroi se aksioni opozitar do të përshkallëzohet, duke përmenduar ngujimin e deputetëve apo edhe grevën.

Sipas deputetit demokrat, janë konsumuare të gjitha opsionet për dialog konstruktiv, por sic tha ai “Rama nuk e ka këtë qëllim”, ndaj i takon opozitës të ngrihet në lartësinë e duhur.

“Të gjitha opsionet janë në tavolinë, çdo gjë është në tavolinë qoftë ngujimi, qoftë greva e deputetëve, qoftë ngujimi i deputeteve. Është e kotë të debatosh me një palë që nuk ka as sy për të parë dhe as vesh për të dëgjuar. Është e kotë, kemi tentuar me çdo mënyrë për të qenë konstruktiv, nuk e kanë këtë qëllim. Për aq kohë sa Rama nuk e ka këtë qëllim na takon ne që të ngrihemi në lartësinë e duhur”, tha ndër të tjera Këlliçi.

 

Po ndodh...