
Aksidenti me 4 viktima në Fushë-Prezë, Gjykata merr vendimin për shoferin e betonieres dhe kushëririn e tij

Gjykata ka lënë pas hekurave Aleksandër Krashin, shoferin 24-vjeçar të betonieres me të cilën u përplas Benz-i ku udhëtonin 4 të rinjtë, që humbën jetën tragjikisht pasi mjeti shpërtheu në flakë duke bërë që të digjeshin brenda.
Viktimat Enrikejd Kurti, Erild Laçi, Andi Laçi dhe Enejd Laçi
Togat e zeza caktuan masën “burg pa afat” për Aleksandër Krrashin. Gjithashtu u la në qeli edhe kushëriri i tij Valentin krrashi për veprën penale përkrahje e autorit krimit, pasi largoi 24-vjeçarin nga vendngjarja.
Ndërsa u caktua detyrim paraqitje për Danjel Koxhajn, 34 vjeçarin me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar Aleksandër Krrashi.
Aksidenti tragjik ndodhi në Fushë-Prezë mbrëmjen e 19 Marsit, pasi mjeti tip Benz ku udhëtonin të rinjtë u përplas me pjesën e pasme të betonieres që ndodhej e fikur në karrexhatë.
Viktimat të aksidentit mbetën shoferi i Benz, 25-vjeçari Enejd Laçi, i vëllai Erind Laçi, 20-vjeç, kushëriri Andi Laçi, 22-vjeç dhe shoku i tyre, Enrikejd Kurti, 24-vjeç.
I KËRKUARI
Saimir Hoxha, është i riu që rezulton të jetë shpallur në kërkim si administrator i firmës së betonit nga ku doli edhe betonierja që iu mori jetën të rinjve. Ai nuk është gjendur ende të merret në pyetje në lidhje me mënyrën se si është pajtuar në punë Aleksandër Krrashi, i riu që la betonierën në rrugë pa sinjale se i kishte mbaruar nafta.
Saimir Hoxha është një emër që u bë i njohur në fakt, në një ngjarje mjaft të rëndë që i ndodhi në familjen e tij, kur iu rrëmbye i ati dhe më pas u gjend i vrarë dhe i groposur në humnerë. I ati ishte një biznesmen inertesh, ndërsa i biri, prej vitit 2021 ka hapur një pikë betoni ku ka të punësuar edhe të riun që ishte drejtues mjeti.
Hoxha dëshmoi në kohën kur iu rrëmbye i ati në lidhje me momentet e fundit të takimit me të duke ndihmuar policinë dhe prokurorinë të shkonte drejt autorit të krimit, i cili u mbajt në pranga, fillimisht si i kërkuar i Italisë, por më pas ai rezultoi sipas hetimeve i dyshuari kryesor dhe i vetëm për vrasjen e babait të djalit që sot kërkohet nga policia për ngjarjen e rëndë që solli humbjen e jetës në mënyrë të tmerrshme të katër djemve të rinj nga Borizana.
Sipas të dhënave policore firma ku punonte Aleksandër Krrashi, rezulton të jetë “Hel-Jon shpk”, e cila merret me prodhim dhe tregtim betoni që prej vitit 2021, kur dhe është krijuar. Kompania është me administrator Samir Hoxhën, 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim pasi duhet të japë sqarime për kushtet e kompanisë në raport me punonjësit. Samir Hoxha është djali i Ruzhdi Hoxhës, biznesmenit i cili u gjet i vrarë më 6 nëntor 2021 në Qafë Mollë.
Ndërkohë, për punësimin në të zezë të 24- vjeçarit Krrashi shofer për betonierën pa e pasur patentën për drejtimin e një kategorie të tillë mjeti, u arrestuar menaxheri i kompanisë, Danjel Koxha.

ide

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128