Lajme flash

Aksidenti në aksin Lezhë-Milot, policia: Efektivi i lënduar sapo kishte përfunduar shërbimin

30 Maj 2024, 16:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidenti në aksin Lezhë-Milot, policia: Efektivi i lënduar sapo
Detaje të reja ka zbardhur policia sa i përket aksidentit të regjistruar rreth orës 15:30 në aksin Lezhë-Milot.

Sipas komunikatës nga Drejtoria e Policisë së Lezhës ”, kamioni me drejtues shtetasin boshnjak Nj. G. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. V., punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.

Ndërkohë i lënduari, efektivi i policisë është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me shtetasin Nj. G. I cili është drejtues i tjalerit, po kryhen veprimet procedurale, thotë policia.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, kamioni me drejtues shtetasin boshnjak Nj. G. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. V., punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi Gj. V., i cili po dërgohet në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Me shtetasin Nj. G. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...