"Po mbroja klientin tim, që kishte vrarë gruan dhe...", avokati Cakrani trondit me deklaratën: Më pështynë e më thanë do të varim si kriminel

30 Maj 2024, 16:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Po mbroja klientin tim, që kishte vrarë gruan dhe...",
Avokati i njohur Kujtim Cakrani ka rrëfyer në një emision televiziv se si ai vetë ishte fyer dhe ofenduar për një çështje që kishte marrë në mbrojtje duke iu referuar dhunimit të avokatit, Sokol Mëngjesi.

Cakrani theksoi se avokati është pjesë e sistemit të drejtësisë dhe nuk mund të linçohet publikisht.

Cili është shkaku? Nuk ka shkak që e justifikon këtë lloj vepre kriminale. Avokati është pjesë e sistemit të drejtësisë pa të cilin nuk bëhet as procesi civil dhe as ai penal.

Avokati i mirë, i keq, e duan, s’e duan këta, sekser ose jo, është pjesë e sistemit të drejtësisë. Pastaj se kush është sekser t’i kapin dhe t’i fusin në burg”, u shpreh Cakrani.

Ai solli edhe një rast nga eksperienca e tij si avokat kur tha se njerëzit e së ndjerës që ishte vrarë nga burri i saj e kishin rrethuar duke e “pështyrë dhe quajtur kriminel se po mbronte një kriminel.”

Po ua them nga eksperienca ime, kam pasur një çështje në Fier, një çështje delikate sepse klienti im kishte vrarë gruan, bashkëshorten.

Në seancën e parë jam rrethuar nga njerëzit e së ndjerës dhe më pështynë. Më quanin kriminel se mbroja atë kriminelin sipas atyre. E kupton për çfarë niveli po flasim.

Në seancat e tjera shkoja i shoqëruar nga forcat “Shqiponja”. Sipas tyre, unë duhej të varesha si kriminel sepse po mbroja një kriminel” , ka theksuar avokati Kujtim Cakrani.

 

Po ndodh...

ide