
Aksidenti në bypass-in “Fier-Vlorë”/ Shtatë mjete të përfshira, arrestohet një person, nën hetim 20-vjeçari

Një aksident ndodhi dje në bypass-in “Fier-Vlorë”, ku dy automjete u përplasën me pesë të tjera. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. K., 54 vjeç, dhe nisi procedim penal ndaj A. B., 20 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, gjashtë shtetas përfunduan në spital, dy prej të cilëve janë ende nën kujdesin e mjekëve, ndërsa katër të tjerë u larguan nga spitali.
Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e djeshëm, në bypass-in “Fier-Vlorë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Skrapar, pasi automjetet e drejtuara prej tyre, u përplasën me 5 automjete të tjera.
Nga aksidenti shkuan në spital gjashtë shtetas, dy prej të cilëve vijojnë në kujdesin e mjekëve, ndërsa katër të tjerët janë larguar në banesa.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128