Aksion anti-drogë në Lezhë, shkatërrohen 436 bimë kanabisi

10 Qershor 2023, 15:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksion anti-drogë në Lezhë, shkatërrohen 436 bimë
436 bimë kanabisi janë sekuestruar ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se 300 bimë narkotike janë gjetur në fshatin Fregen. Ndërsa 136 bimë kanabisi të tjera janë gjetur në fshatin Gjobardhaj. Ndërkohë që policia bën me dije se po vijojnë kërkimet për identifikimin dhe gjetjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Në Lezhë operacioni i policisë ka vijuar në fazën e 13-të për asgjësimin e lëndëve narkotike. Nëpërmjet aksionit të zhvilluar, janë gjetur dhe asgjësuar 436 bimë narkotike ‘kanabis’ të kultivuara në fshatrat Fregen dhe Gjobardhaj në njësinë administrative të Ugrej. Konkretisht: -në fshatin Fregen, u gjetën të kultivuara 300 bimë narkotike cannabis sativa; -në fshatin Gjobardhaj, u gjetën të kultivuara 136 bimë narkotike cannabis sativa. Ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e autorëve, deri më tani raportohet se numri i bimëve narkotike të kultivuara që janë asgjësuar arrin deri në 16 573 të tilla.

Po ndodh...

ide