Aktivisti nga Londra: Policët anglezë e kishin me makinat, jo me shqiptarët…

Festa e Pavarësisë i ka gjetur shqiptarët në Londër duke kënduar këngë patriotike dhe duke valëvitur flamujt kuq e zi.
Por ndërsa rrugët rreth Westminsterit u bllokuan nga turma pasi kishin dalë me makina luksoze për të festuar, mes tyre ka pasur edhe të shoqëruar nga policia, pasi kanë hedhur fishekzjarre si dhe dyshohet se kanë hedhur shishe në drejtim të oficerëve.
Daniel Nikolla, aktivist në Angli tha në një intervistë për Euronews Albania se shumica e shqiptarëve që morën pjesë në festime ishin familjarë dhe në përgjithësi atmosfera ishte shumë miqësore.
Sipas tij, pjesa e rrëmujës ka ndodhur kur organizatorët e festimeve kanë deklaruar të mbyllur eventin, por disa të rinj kanë vendosur të vijojnë festën.
“Momenti kur këto gjëra ndodhin (shoqërimi i disa shqiptarëve) është kur i është dhënë forcë policisë për të shpërndarë makinat që kishin dalë me flamuj shqiptarë pasi qendra ishte bllokuar totalisht. Fishekzjarrët dhe përballimi i situatës nga policia u dha atyre forcë që të ndërhynin për të shoqëruar disa persona. Në momentin kur organizatorët kanë bërë thirrje që të largohen, pasi festa ka mbaruar, turma ka bërë atë që ka dashur”, tregoi aktivisti.
-
Rusia lëshon urdhër-arrest për fituesen e Eurovizionit nga Ukraina
29 Nëntor, 20:10 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


