Aktivizohen tre vatra zjarri të ndryshme në Fier, era dhe terreni favorizojnë flakët

22 Shtator 2023, 14:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aktivizohen tre vatra zjarri të ndryshme në Fier, era dhe terreni
Tre vatra zjarri janë akivizuar njëkohësisht në qytetin e Fierit. 

Mësohet se zjarri i parë ka rënë në afrësi të kodrave të Vajkanit e Mbrostarit, zjarri i dytë në PishPoro të njësisë administrative Levan si dhe zjarri i tretë në kodrat me ullinj e shkurre ne Levan në afërsi të banesave të lagjes rome.

Flakët janë favorizuar nga era e fortë por edhe nga terreni i thepisur.  Në Levan flakët janë në kontroll dhe rreziku për banesat ka kaluar. Po ashtu vatrat në Vajkan dhe Pish-Poro janë në kontroll. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrëfikës nga Fieri, Patosi dhe Rroskoveci që po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Po ndodh...

ide