
"Akuzohet për vrasje që 18 vjeç", eksperti Softa zbardh detaje mbi aktivitetin kriminal të Laert Haxhiut

GJKKO vendosi të dënojë Laert Haxhiun me burgim të përjetshëm. I akuzuar për disa vrasje, Haxhiu momentalisht ndodhet në Greqi dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri, për të kryer dënimin e dhënë nga GJKKO.
Eksperti Fatjon Softa zbuloi detaje mbi aktivitetin kriminal të Haxhiut si dhe historikun e bandave në Lushnje.
Softa shprehet se ka patur gjithnjë tentativa për arrestimin e Haxhiu këtu por ka shpëtuar pasi operacionet janë dekonspiruar.
"Kjo hakmarrje erdhi në atë moment kur në një lokal kemi ekzekutimin e dy personave dhe momentin kokën e atij personi që bëri ekzekutimin e godiste në rrugën e Lushnjes. Dhe kjo ishte momenti kur filloi hakmarrja. Laert Haxhiu akuzohet për disa vrasje, që në moshën 18-vjeçare.
Kemi dhe dy porosi të vrasjeve të tij në Greqi. Kemi disa kusure nga Greqia, pasi këta persona janë arrestuar, kanë qenë në burg, kanë dalë nga burgu dhe më pas është kërkuar ekstradimi. Dënimi i gjykatës për dënimin e tij me burg është i vonuar. Shpresoj që ekstradimi të ndodh", tha Softa.
"Jo rastësisht persona të këtij niveli i kanë shpëtuar edhe operacioneve të policisë. Hedhja e tij në një rast nga një lartës dhe më pas ikja në arrati. Sigurisht kanë patur bashkëpunëtor. Për të cilët edhe zoti Dumani ka thënë se ka persona brenda policisë që bashkëpunojnë me ta për t’iu shmangur drejtësisë", shton eksperti.
Softa tregon se ajo që ndodh sot me këto grupe kriminale është se arrijnë edhe të përfitojnë tendera publikë.
"Grupet hakmarrjen nuk e kanë se janë cenuar, por pazaret kriminale. Ajo që pamë tek rasti i bandës së Lushnjës, tregonte shkallën e hakmarrjes dhe i përngjan organizatës terroriste ISIS. Leart Haxhiu pasi doli nga burgu është arrestuar për lëndë narkotike, që i japin edhe anën financiare, me të cilën ushqehen. Edhe kur bëjnë porosi, duhen financa të mëdha që vijnë nga aktiviteti i drogës.
Përplasjet nuk vinë vetëm nga hakmarrja por edhe nga aktiviteti i drogës. Ky grup është krijuar që në 97-ën, që vazhdon të operojë ende dhe sot, si ajo e Lushnjës, Vlorë, Fier. Në Fier ka grupe që bashkëpunojnë me pushtetin lokal, që shpesh kanë marrë edhe tendera. Një pjesë e tyre vazhdojnë të jenë në aktivitet. Edhe nëpër burgje kanë mundësi të komunikojnë, të drejtojnë grupet kriminale", vijon Softa.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128